Dafina është ribashkuar me vajzën e saj pasi e ka marrë kujdestarinë

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Dafina Dauti ka kohë që ka qenë në proces gjyqësor lidhur me kujdestarinë e vajzës.

Së fundmi, ajo duket se e ka fituar këtë kujdestari dhe tanimë e ka marrë vajzën pranë vetes.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja, përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në imazhin e postuar, ajo shfaqet pranë vajzës Kaylee, vajzës së madhe Elizabeta dhe avokates së saj, e cila ka pasur rol të madh në fitimin e rastit.

Dafina duket mjaft e lumtur, duke qenë se është bashkuar me vajzën pas thuajse dy vitesh.

Të ngjashme