“Dashni me Raki” arrin një milon, Geti pretendon se i bëri pa “sponsorime”

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 12:19 | Nga

Getoar Selimi publikoi vetëm ditë më parë projektin më të ri të tij.

“Dashni me Raki” ishte projekti i Getit ku për bashkpuntorë zgjodhi liderin e ThreeDots, Flori Mumajesi.

Me mikun e tij prej dy dekadash, Geti publikoi atë që për shumë kë mund të jetë hiti i kësaj vere, i xhiruar në destinacione atraktive si Firenca.

Dhe, për vetëm 24 orë projekti sipas liderit të Babastars arriti një milion klikime.

Më tej pretenimet e Getit shkojnë edhe më larg – ai thotë se kënga po realizon suksesin pa asnjë sponsorim.

Ky është vetëm projekti i parë i Getit i paralajmëruar për këtë verë.

Ai tashmë ka listuar edhe dy këngë tjera për lansim, të cilat do të publikohen në javët në vijim.

Kujtojmë se në sezonet e kaluara verore Geti zgjodhi Majkun për bashkpuntorë, ku realizuan hite të mëdha si “S’jena Mo” dhe “Ajo”.

Të ngjashme