Deklarata e politikanit të njohur për Beyoncen shokoi botën: Ajo ka gënjyer, nuk është afro- amerikane

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Miller shkroi se Beyonce e adhuron Satanin, dhe kjo gjë zbulohet në këngën “Formation”, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka vazhduar tutje duke thënë se Beyonce nuk ishte shtatzënë, mbante një bark të rremë, duke zbardhur lëkurën e saj për ta bërë veten më tërheqëse për audiencën, dhe emri i saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi.

Njëri nga politikanët që kandidon për guvernatorë të Floridas, KW Miller, ka shkruar për këngëtarën në Twitter.

Sipas tij, këngëtarja më e kometuar dhe më e suksesshme, Beyonce paska gënjyer prej vitësh për shkak të famës.

“Beyonce nuk është afrikano-amerikane. Ajo ka gënjyer për shkak të famës së saj. Emri i saj i vërtetë është Anne Marie Lastrassi. Ajo është nga Italia. E gjithë kjo është pjesë e axhendës së “Shtetit të thellë” të Soros për lëvizjen “Black Lives Matter”. Beyonce të kapëm mirë!”, ka sshkruar ai, duke marrë kështu shumë komente.

Të ngjashme