Dua Lipa deklarohet pas vizitës në Tiranë

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Artistja e njohur me famë botërore ka shkruar se ndjehet tejet falënderuese për mikpritjen.

Duke publikuar disa momente gjatë vizitës së saj në Tiranë, Dua shkroi edhe disa fjalë në një postim në rrjete sociale.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram, bukuroshja shqiptare tha ndër të tjera se ka qenë një nder për të që sot të jetë në Tiranë.

“Është nder të jem në Tiranë – Shqipëri, sot për të parë punën e ndërtimit të “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet që bëmë dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë”, ka shkruar Dua.

Të ngjashme