Dua Lipa duket atraktive në ngjyrën rozë, teksa ndalet për t’u fotografuar dhe dhënë autografe fansave të saj

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka rrëmbyer edhe njëherë vëmendjen me dukjen e saj atraktive rrugëve të Londrës.

Këngëtarja 24 vjeçe, ekspozoi linjat e saj atraktive, veshur me një xhup ngjyrë rozë, ndërsa po hynte në studiot e BBC Radio, shkruan DailyMail.

Ajo kishte veshur një palë xhinse të thella që i jepnin një pamje edhe më tërheqëse, ndërsa e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza.

Duke i dhënë ansamblit të saj një ngjyrosje të shtuar, Dua aksesoi dukjen e saj me një kuletë të gjelbër, ndërsa përshëndeti fansat e saj jashtë studios, tek hyrja.

Duke tërhequr vëmendjen e mëtejshme për tiparet e saj dalluese, këngëtarja nga Kosova, e kompletoi dukjen e saj me syzet e diellit, që bënin të dukej edhe më joshëse.

Me një shpirt të ëmbël dhe të dashur nga të gjithë, Dua i trajtoi mirë fansat që e prisnin jashtë, duke bërë “selfie” me ta dhe duke iu dhuruar autografe, ndërsa përgatitej për intervistën e saj të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme