Dua Lipa merr lëvdata për fustanin në mbrëmje gala të “MTV EMA”

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë është mbajtur ngjarja vjetore e muzikës për Evropë, e njohur si “MTV EMA”.

Shumë yje parakaluan në qilimin e kuq të shtruar në qytetin spanjoll, Bibao, ku u duartrokiten për dukjet e tyre, por kishe prej atyre që morën nota negative.

Dua Lipa është një prej shumë yjeve që kanë shkëlqyer me dukjen në qilimin e kuq gjatë mbrëmjes së kaluar.

Dua Lipa dukej glamuroze në fustanin me lule shumë që i zbulonte edhe paksa shpatullat e krahëve, shkruan The Sun.

Bukuroshja 23-vjeçare këtij kombinimi ia ka shtuar edhe një palë këpucë të zeza, gjë që e bënte të shkëlqente.

Pos kësaj, ajo është nderuar me çmimin ‘Best Pop’ në ceremoninë e ‘MTV Europe Music Awards’ që u zhvillua në Bizkaia Arena në Bilbao të Spanjës.

Me këtë, Lipa ka falënderuar të gjithë fansat që kanë votuar për të marrë këtë çmim prestigjioz duke i shtuar koleksionit të madh të sukseseve gjatë këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme