Dua Lipa me të dashur të ri

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 17:51 | Nga

Kohë më parë u raportua se Dua Lipa i ka dhënë fund lidhjes së saj të dashurisë me Isaac Carew.

Kjo doli të jetë e vërtetë pasi dyshja nuk janë parë më bashkë dhe Dua po shoqërohet nga një tjetër mashkull, shkruan GazetaExpress.

Në udhëtimin e saj në Japoni, Dua shoqërohet nga një mashkull me të cilin ka publikuar disa pamje.

E dyshimet se ai mund të jetë i dashuri i saj i ri janë shtuar pasi në një nga pamjet djaloshi shfaqet duke e puthur këngëtaren shqiptare.

Ndryshe, Dua momentalisht ndodhet në Japoni në një turne muzikor pas suksesit me këngën “New Rules”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme