E lidhur me djalin e biznesmenit, zbulohet i dashuri i Era Istrefit

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Era Istrefi është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të komentuara në rrjet.

Ajo tregohet shumë e rezervuar rreth jetës private, por së fundmi ka të reja.

“Tirana Post” ka bërë të ditur se Era është në një lidhje. Identiteti i partnerit nuk dihet, por thuhet se është djali i një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri.

Sipas medias në fjalë, kjo lidhje nuk ka shumë që ka nisur.

Mësohet se Era po e kalon kohën në resortin ku jeton i dashuri i saj.



Të ngjashme