Modelja e fitnesit nga sllovakija, Lusia Javorçekova nuk ka duruar dot më periudhën e izolimit dhe ka shkuar në mal ku ka gjetur dhe lirinë e saj ideale.
Lusia postoi një foto në Instagram nga mali me duart e hapura dhe gjysmë nudo, të cilës i bashkëngjiti mbishkrimin: “Këtë quaj liri unë.”
Ndër të tjera, bukuroshja superseksi njihet edhe në botën e sportit, sepse më parë ka qenë çikliste, pasion të cilin e braktisi për të ndjekur një tjetër fushë që i pëlqen, pra të bëhet një dixhej.
Modelja bukuroshe është gjithashtu edhe një influencër me 1.5 milionë ndjekës në Instgram. Aty ajo njihet për format e trupit që shkaktojnë jo pak “tronditje” te fansat sa herë vendos t’i ekspozojë në rrjetin e saj social.