Jennifer Lopez performon “Dinero” në Billboard Music Awards (VIDEO)

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 16:11 | Nga

Tre ditë pas premierës të këngës më të re “Dinero” në bashkëpunim me DJ Khaled, Jennifer Lopez dhe reperi u ngjitën në skenën e Billboard Music Aëards në Las Vegas për një performancë të drejtpërdrejtë.

Në fillim të performancës, DJ Khaled në një skenë të ndarë ishte i ulur në një shtrat të rrethuar nga grumbuj parash duke inskenuar nja skenë nga filmi “Wallstreet”.

Ai e prezantoi Lopez e cila e ndezi skenën.Këngëtarja dukej mrekullueshëm me një palë pantollona të gjera ngjyrë të bardhë dhe një korset të ngushtë ngjyrë hiri me xixa.

Ajo më vonë veshi një xhaketë sportive të bardhë ndërsa rrethohej nga shumë balerinë që dukeshin sikur gangsterë të viteve ’40.

E vetmja gjë që mungonte nga kjo performancë fantastike ishte Cardi B por reperja erdhi për audiencën nëpërmjet videos.

Lopez bëri me shenjë nga ekrani pas saj vetëm pak para se xixat dhe paratë e rreme të binin ‘sikur shi’ mbi turmën e ngazëllyer.

“Dinero” është kënga e dytë që Lopez ka publikuar kohët e fundit, pas “El Anillo”, e cila u publikua tre javë më parë.

Ajo më herët kishte publikuar edhe këngën “Us” në bashkëpunim me Skrillex në muajin shkurt dhe albumi i saj i fundit ishte A.K.A në vitin 2014.

Lopez ka planifikuar të vazhdojë turneun e saj në Las Vegas deri më 29 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme