John Cena dhuron 500 mijë dollarë për zjarrfikësit

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

John Cena do të portretizojë një zjarrfikës në filmin e ri dhe dëshiron të ndihmojë disa nga reaguesit e parë zjarrëfikës të jetës reale.

Të hënën, aktori njoftoi përmes një videoje për planin e tij për të dhuruar 500,000 dollarë për ata që luftojnë aktualisht zjarret e Kalifornisë.

“Po kërkoj që sot në #FirstRespondersDay të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar ata që rrezikojnë jetën e tyre për të na mbrojtur të gjithëve”.

Mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe ka pasur ndërprerje të energjisë në mes të zjarreve të shumëfishta, përfshirë këtu edhe zjarrin Kincade, Tick Fire dhe Getty Fire.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme