Julia Roberts thotë se nuk është ndjerë kurrë nën presion pasi u bë aktorja më e pasur

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur, Julia Roberts, ka thënë se nuk është ndjerë kurrë nën presion të aktrojë pasi është shpallur si aktorja më e paguar.

Këtë e tha aktorja në një intervistë ku ishte e ftuar në emisionin “Variety’s Actors on Actors”, transmeton Klan Kosova.

Roberts po ashtu shtoi se asnjëherë nuk është ndjerë nën presion për shkak të pagesave të saj.

“Të gjitha pagat në atë periudhë ishin të tilla, shpenzoheshin shumë para për të realizuar filmat, në mënyrë komike thash në rregull, sigurisht, kjo është qesharake, por unë do të jem pjesë e kësaj”, tha Robert në këtë intervistë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme