Këngëtarja shqiptare ka humbur shtatë të afërm nga tërmeti, prek me rrëfimin e saj

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

E gjithë Shqipëria u trondit nga tërmeti që ra një javë më parë në vend, prej të cilit humbën jetën 52 persona.

Mes viktimave të tërmetit të tmerrshëm ishin edhe kushërinjtë e këngëtares së njohur Evi Reçit. Kryefamiljari Edmond Reçi u shua së bashku me bashkëshorten Dolorën, vajzën Kristin dhe djalin Klausin. Edmondi ishte xhaxhai i këngëtares së njohur Evi Reçi e cila ditën e djeshme ka bërë një dedikim në Instagram për të afërmit e saj që humbën tragjikisht jetën.

E veshur me të zeza, në studion e programit “Vizioni i Pasdites” që Evi drejton, këngëtarja ka përlotur me fjalët që ka thënë, duke u shprehur se nga ky tërmet ajo humbi 7 persona nga jeta e saj.

E prekur nga kjo ngjarje, këngëtarja ka dhënë mesazhin e rëndësishëm se është bërë më e fortë se kurrë dhe ka kuptuar sa shumë vlen jeta. Për më shumë ndiqni videon./Blitz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme