Kida nis hapat e ri – kjo është kompania me të cilën ka zgjedhur të bashkëpunojë

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e famshme shqiptare Kida, e ka përfunduar kontratën me ish kompaninë e saj “On Records”, ku qëndroi për pothuajse pesë vjet.

Ditë më parë ajo u shqua si një artiste e pavarur, ndërsa sapo ka dhënë lajmin se tash e tutje do të bashkëpunojë me një tjetër kompani tejet të suksesshme shqiptare.

Bëhet fjalë për AVD Digital e cila udhëhiqet nga i riu Denis Avdiu, i njohur për sukseset e tij me artistë.

“Kanali zyrtar është i gatshëm tani. Bëni subscribe dhe prisni për projektet e reja”, ka thënë Kida në profilin e saj në Instagram.

AVD Digital ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur të momentit si: MC Kresha, Ledri Vula, Lyrical Son, Gjiko, Butrint Imeri, Nora Istre, Era Istre, Ermal Fejzullahu, Buta, Lumi B e Dana Zeqiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme