Kida vjen me fotoshoting për markën e njohur të xhinseve, Calvin Klein

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Para një muaji ka sjell këngën e fundit që u prit mjaft mirë nga fansat dhe publiku.

Por, këngëtarja duket se deri sa ta publikojë ndonjë këngë të re ka vendosur të merret me modelizëm.

Në fakt, Kida po vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale teksa po shfaq imazhe dhe video të ndryshme.

Disa të tilla së fundi i ka sjell në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke reklamuar xhinset e Calvin Klein.

Pos xhinseve, bukuroshja jonë u ka bërë reklamë edhe sytjeneve të këtij brendi botëror, ku duket mjaft joshëse dhe seksi.

Theksojmë se kënga e fundit e 21-vjeçares teksa shihet sensuale është shikuar rreth pesë milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Kida është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t;i sjell gjatë muajve në vijim.

View this post on Instagram

??‍♀️

A post shared by KIDA (@kida) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme