Kim Kardashian konfirmon se do të bëhet sërish nënë, fëmijën në jetë e sjell një nënë surrogate

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Familja e Kardashian-West edhe zyrtarisht po presin të shohim edhe me një pjesëtar të ri.

Kim Kardashian ka konfirmuar se me bashkëshortin Kanye West, së shpejti presin një djalë me ndihmën e një nëna surrogate.

Ajo konfirmoi informacionin rreth gjinisë së fëmijës teksa ishte mysafire në emisionin “Bravo Chat”.

Më parë, çifti i famshëm zbuloi se ishte duke pritur një fëmijë të katërt, por deri më tani nuk dihej se ishte një djalë.

Dyshja kanë një vajzë katërvjeçare, North dhe një djalë trevjeçar, Saint, i cili u lind biologjikisht nga ylli i njohur. Fëmijën e tyre të tretë, Chicagon e solli në jetë një nënë surrogate në janar të vitit të kaluar.

Ata edhe kësaj radhe vendosën që të bëhen prindër në saje të një nënë surrogate, siç tha Kim, ishte jashtëzakonisht e vështirë për ta gjetur atë.

Ndryshe, Kim dhe Kanye janë duke punuar në projekte të ndryshme të muzikës dhe modës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme