Kosova në Festivalin e filmit të Stambollit, prezanton mundësitë për bashkëprodhim

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

“Meetings on the Bridge” është programi i dedikuar për industrinë e filmit të këtij festivali, ku Kosova po merr pjesë me një grup producentësh, bëri të ditur përmes një njoftimi për media QKK.

Drejtori i QKK-së, Arben Zharku, në kuadër të prezantimit të qendrave të filmit foli për mundësitë që ofron Kosova për bashkëprodhime ndërkombëtare.

Pjesë e delegacionit të Kosovës është edhe zv/ministrja e Kulturës, znj. Leonora Morina Bunjaku, e cila bashkë me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Kukturës z. Veton Firzi, morën pjesë në koktelin e shtruar të Kosovës për artistët pjesëmarrës në këtë festival.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Stambollit këtë vit shënon edicionin e 38’të dhe është një ndër festivalet më të mëdha në Ballkan.

Kosova dhe Turqia së shpejti pritet të nënshkruajnë marrëveshjen shtetërore të bashkëprodhimit në fushën e filmit, e cila pritet të hapë mundësi të mëdha bashkëpunimi në këtë fushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme