Leonora Jakupi dhe Asim Gashi sërish bashkë, detaje nga projekti i ri

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Pas një potpurie muzikore shumë të suksesshme që realizuan vitin e kaluar, Leonora Jakupi dhe Asim Gashi kanë bashkuar forcat sërish.

Dyshja kanë realizuar edhe një potpuri të re muzikore, e cila përfshin rreth 10 këngë të njohura shqipe nga të gjjtha trevat.

Potpuria popullore zgjat rreth 20 minuta ndërsa brenda saj ka këngë popullore por të përpunuara në mënyrën siç dinë ti sjellin të dy.

Xhirimet e videos tashmë kanë përfunduar dhe e plotë do të publikohet në prag të festave të fundvitit.

Në pamjet e zbuluara nga xhirimet shohim se Leonora shkëlqen me pamjen e saj si gjithmonë.

Të ngjashme