Luana Vjollca duket mahnitëse në fotosesionin e realizuar për Philipp Plein

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Ajo është një prej yjeve shqiptare që tashmë ka bashkëpunuar me shumë prej brendeve të njohura.

Fjala është për artisten Luana Vjollca, e cila së fundmi duket se ka bashkuar forcat me markën e famshme të modës, Philipp Plein.

Këtë e ka bërë të ditur përmes fotosesionit të fundit të realizuar, ku shfaqet atraktive në një kostum leopardi.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi dy milionë ndjekës në rrjetet sociale, ka mahnitur në setin e veçantë fotografik.

“Philipp Plein, familje”, ka shkruar ajo.

Komplimentet krahas fotografive nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

Luana këtë kohë është në përgatitje edhe të një projekti të ri muzikor që pritet të lansohet së shpejti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme