Luanën e krahasojnë me këngëtaren serbe

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 06:35 | Nga Ekonomia Online

Luana Vjollca po shijon momentalisht suksesin e këngës së saj të fundit “Yalla Habibi”, një bashkëpunim me këngëtarin me famë botërore Faydee që rezultoi mjaft i suksesshëm.

Së fundmi, bukuroshja ka marr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Media boshnjake i ka dedikuar një artikull Luanës dhe e ka krahasuar atë me këngëtaren e njohur serbe Jelena Karleusa.

Sipas tyre Luana Vjollca është Jelena Karleusa shqiptare dhe në artikull kanë bërë një krahasim mes dy personazheve.

Ndër të tjera kanë shkruar dhe për look-un e kuruar të moderatores duke thënë se ajo është e fiksuar pas grimit dhe fotove njësojë si Kim Kardashian dhe pamja e saj duket si e Pamela Anderson.

Të ngjashme