Megi Pojani puthet me balerinën gjatë performancës në “Dancing With The Stars”

Prishtinë | 03 Dhj 2022 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Modelja Megi Pojani e cila po merr pjesë në spektaklin televiziv “Dancing With The Stars”.

Megi njihet për pozat provokuese dhe e tillë ka ardhur edhe në spektakël ku po sjell vallëzime sensuale të cilat herë pas here janë kritikuar edhe nga juria.

Këtë javë nën ritmin e këngës “Baby One More Time” Megi dhe balerina Lori Bala kanë sjellë një vallëzim sensual dhe provokues.

Ato rikrijuan skenën e famshme të artistes amerikane që vite më parë në skenën i kishte dhuruar puthje yllit tjetër të muzikës, Madonna.

Megi dhe Lori pas përfundimit të performancës i dhuruan njëra-tjetrës një puthje në buzë e që u prite me duartrokitje nga publike dhe u vlerësuar me pikët maksimale nga pjesa më e madhe e jurisë.

Të ngjashme