Olta Gixhari, puthje pasionante në skenë

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 18:23 | Nga

Sensualiteti është një nga pikat më të forta të Olta Gixharit, e cila jo pak herë ka interpretuar rolet e vajzave joshëse në shfaqjet teatrale apo film.

Por, këtë herë aktorja do të na sjellë një skenë të nxehtë në shfaqjen “Opera për tre grosh”.

Premiera do të mbahet në skenën e Teatrit Kombëtar, të premten në datën 9 dhjetor, ndërsa pjesë e kastit të aktorëve do të jetë edhe Arben Derhemi. Olta Gixhari do të luajë rolin e Xhenit, ndërsa në një nga skenat do të shkëmbejë puthje pasionante me kolegun e saj, i cili e mbërthen në një përqafim seksi.

Këtë moment, aktorja e ka ndarë me miqtë e saj në Instagram. “Opera për 3 grosh” – unë do të luaj Xhenin, në datat 10-11 dhjetor. Në rol Arben Derhemi, eja në teatër!”, shkruan Gixhari përkrah fotos në Instagram.

Jeta e saj private ka qenë në vëmendjen e mediave prej kohësh dhe të gjithë presin që Olta të bëjë publike një puthje nga jeta reale, edhe pse aktualisht publikut i ngelet të shohë vetëm puthje të tilla skenike.

View this post on Instagram

@drymades_restaurant #Sundaynight

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme