R Kelly mohon të ketë pasur lidhje me nënën e Aliyah

Prishtinë | 17 Mar 2019 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

R Kelly mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale me nënën e Aaliyah dhe sipas tij pretendimet për një gjë të tillë janë një përpjekje e dëshpëruar për vemendje.

Lisa Van Allen, e cila akuzoi Kelly për abuzime në “Surviving R Kelly”, – tha se Kelly i tha asaj se ai dhe nëna e Aaliyah, Diane Haughton, kishin disa takime seksuale. Van Allen pretendon se Kelly qëndroi në shtëpinë e Aaliyah në Detroit në vitet e 90’ta dhe pasi ajo binte në gjumë, ai dilte në dhomën e ndenjes dhe kryente veprime të ndryshme seksuale me nënën e saj.

Burimet e afërta me R Kelly thonë se ai e mohon absolutisht këtë dhe se ai dhe Diane nuk kishin asgjë tjetër përveçse marrëdhënie miqësore.

Kelly u martua me Aaliyah në vitin 1994 kur ajo ishte vetëm 15 vjeçare… por avokati i tij, Steve Greenberg, pretendon se Aaliyah gënjeu për moshën e saj kur ata u kurorëzuan.

Kelly do të kthehet në gjykatë më 22 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme