Saraçi: Punova 30 vjet dhe përfundova gjyqeve

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 15:33 | Nga

Ka bërë jo pak bujë lajmi se kompozitori Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij Mira Konçi do të largohen nga Shqipëria.

Ai nuk ka vendosur ende asgjë, por thotë se po e mendon seriozisht. Dhe pro këtij vendimi gjen shumë arsye, nga shkrirja e vendit të punës në RTSH deri tek e ardhmja e fëmijëve.

“Ajo që është e sigurt është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në RTSH, që drejtoja, na e shkrinë (një redaksi me një traditë 55 -vjeçare) në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion për rreth 30 vjet në Shqipëri, (ku pësova edhe trauma shëndetësore që mund të më kushtonin edhe jetën) prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, tha kompozitori për Panorama, i pyetur mbi lajmin që qarkulloi një ditë më parë në internet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme