Sean Paul bëhet baba (Foto)

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 09:21 | Nga

Këngëtari i njohur i muzikës xhamajkane, Sean Paul është bërë babai i një djali.

Ai e ka bërë të ditur këtë lajm për ndjekësit me anë të një fotoje familjare të publikuar në llogarinë personale të Instagramit teksa shihet edhe me bashkëshorten Jodin si dhe djalin e porsalindur, të cilin e ka pagëzuar me emrin Levi Blaze Henriques.

“Ja ku u bëmë tre. Një duartrokitje për tim bir, shefin e vërtetë, Levi Blaze Henriques dhe gruan time, Jodi Stewart”, ka shkruar 44-vjeçari në Instagram, transmeton Telegrafi.

Sean Paul është i njohur për këngët më të suksesshme si “Cheap Thrills”, një bashkëpunim me SIA, dhe “No Lie”, bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Hiti i këtyre dyve ka marrë deri më tani mbi 60 milionë klikime në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme