Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë bërë prindër për herë të dytë

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Çifti i njohur i estradës, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani, janë bërë prindër sërish.

Ata kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë të premten.

Këngëtari i njohur dhe bashkëshortja e tij, kanë mirëpritur në jetë një djalë i cili gëzon shëndet të plotë.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Andrra përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka shfaqur imazhin e parë të të porsalindurit.

Ajo ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë “E gjithë bota është e imja”, teksa ka etiketuar profilet e bashkëshortit he djalit të saj në Instagram.

Sinani dhe Andrra përndryshe janë prindër edhe të një djali më të madh të quajtur Ansi.

Të ngjashme