“Unë jam i dërguari i Allahut”, hoxhë Osman Musliu tregon komunikimin e tij me Nazin

Prishtinë | 20 Kor 2021 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari kosovar i grupit “Aurora”, Nazmi Sfishta, i njohur me nofkën “Nazi”, ditë më parë ka deklaruar se është i dërguari i Allahut, e për këtë deklaratë është pyetur në Frontal në T7, Osman Musliu, kryetar i Këshillit të Bashkësisë së Islamit në Drenas.

Pasi ka dëgjuar deklaratën e Nazit, hoxhë Musliu tha se këngëtari Nazi ia ka uruar sot Bajramin dhe ky ia ka kthyer mesazhin, teksa shton se nuk e njeh personalisht dhe nuk dëshiron ta komentojë deklaratën e tij.

“Sot ma ka uruar Bajramin dhe ja kam kthyer, s’e shoh si të dërguar të Allahut…Nuk e komentoj…Të dërguarit e Allahut kanë përfunduar me Muhamedin. Shoqëritë konspirative dhe njerëzit kosnpirativë se di, nuk e njoh këtë personin mbiemrin e ka Sfishta ma ka uru Bajramin dhe ja kam kthy urimin”, u shpreh Musliu në Frontal, transmeton Gazeta Express.

Tutje, Nazi ishte shprehur në një emision televiziv: Unë jam i dërguari i Allahut, kam knaqësi që Zoti e di që kjo është e vërtetë.

“Pasha Allahun, unë jam i dërguari i Allahut, vetëm keni durim”, u shpreh ndër të tjera anëtari i bendit “Aurora”.

Të ngjashme