Vjen në jetë fëmija i dytë i Keira Knightley

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Thuhet se Keira Knightley dhe burri i saj James Righton, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë në jetë.

Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë nga çifti, por Daily Mail raporton se ata kanë zgjedhur emrin Delilah për të porsalindurin e tyre.

Sipas Daily Mail, James ishte dëgjuar duke iu treguar miqve për foshnjën në një aheng të enjten.

Ata u martuan në vitin 2013 dhe kanë një vajzë katërvjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme