Xhensila pozon plot stil në Stamboll

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Xhensila po shijon pushimet në Turqi.

Xhensila Myrtezaj dhe partneri i saj Bes Kallaku, kanë udhëtuar së fundit për pushime në Turqi, shkruan lajmi.net.

Nga atje, dyshja nuk i harrojnë fansat dhe sjellin fotografi e video të shumta, ku tregojnë se po e shijojnë në maksimum këtë udhëtim.

Së fundi, Xhensila postoi disa fotografi, në të cilat shfaqet plot stil e veshur me veshje sportive dhe një xhaketë sipër.

Këtë veshje, këngëtarja e kompletoi me një kapele të zezë, ndërsa nuk harroi të vendoste maskën mbrojtëse.

Fotografitë e Xhensilës morën komente e pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme