Kumrije Kallaba-Sahiti drejtoresha e LDK-së kandidate e fortë në këto zgjedhje

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Kumrije Kallaba-Sahiti, është zonja e nderuar e arsimit në Kosovë. Grua e rrallë, me vizion të qartë, elokuente dhe e pa perëndueshme.

Veterane e arsimit, profesoreshë shumë vjeçare e lëndes filozofi-sociologji, drejtoreshë e Gjimnazit “Sami Frashëri, drejtoreshë e ShFMU “Faik Konica” në Prishtinë, drejtoreshë e cilësisë në Akademinë “Evolucion” dhe tani drejtoreshë e SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë. Mometalisht është edhe në Komisionin Shtetërorë për licensimin e mësimdhënësve në MASHT.

CV-ja e saj dhe lista e sukseseve në fushën e arësimit është tejer e pasur, njejtë si jeta e saj, prej vitesh e plotësuar në të gjitha segemntet.

Kumrije Kallaba-Sahiti, me një bagazh të madh dhe ekperienca tejet të vlefshme në botën e arsimit dhe shkencës, tani ka vendosur ta hedh hapin e madh në fushën e politikës.

Profesoresha, siç e quajnë thuajsë të gjithë, po konkurron për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo, është e përfshirë në listën e “LDK”-së dhe po konsiderohet si një ndër zonjat kandidate më të fuqishme në garë.

Kallaba-Sahiti është bashkëshorte e e përkushtuar e një njeriu mjafë bamirës, nënë e tre djemve, secili i dëshmuar në profesionet përkatëse. Miqtë, koleget dhe fsmiljarët, zonjën Kallaba-Sahiti e konsiderojnë grua tejet praktike dhe që gjen zgjidhje për çdo gjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme