Kundërshtohet “Open Balkan”, protestohet para zyrës së kryeministrit Rama në Tiranë

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Aktivistet e Lëvizjes për Demokraci kanë mbajtur një organizim simbolik protestues para Kryeministrisë në Tiranë, për ta kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, për marrëveshjen rajonale “Open Balkan”, e njëkohësisht edhe marrëdhëniet e tij me krerët serbë.

Para zyrës, aktivistët shpalosën një pano me fotografi të ndryshme që përfshinin kryeministrin Rama duke shtrënguar duart me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mexhid Ramusa nga Lëvizja për Demokraci u shpreh se përmes këtij aksioni simbolik, ata po shprehin pakënaqësinë ndaj ngjarjeve të fundit, e sidomos ndaj veprimeve të Edi Ramës.

“Kemi shprehë pakënaqësitë tona ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për lidhjet e tij me Vuqiçin, kriminelin serb, i cili ka bërë masakra në Kosovë dhe ia kemi prezantuar të gjitha faktet për lidhjet e tij me Millosheviqin, duke e kundërshtuar edhe nismën e tij për “Minishengenin Ballkanik’”, tha ai. 

Të ngjashme