Kungujt gjigantë thyejnë rekordin shtetëror në Utah për peshë

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Kultivuesit e Kungujve Gjigantë në Utah kanë regjistruar tetë kunguj këtë vit me peshën mbi 455 kilogramë, sipas të dhënave të shtetit.

Vendi i parë në ngjarjen për matjen e peshës së kungujve, është fituar nga një kultivues, kungulli i së cilit ka peshuar 830 kilogramë.

Kungulli është rritur nga një fermer i quajtur Mohamed Sadiq. Ishte kungulli më i madh i rritur jashtë një sere dhe i dyti më i madhi në gjithë shtetin ndonjëherë.

Ngjarja është mbajtur për të peshuar zyrtarisht kungujt, një organizim ky që ka bërë që kultivuesit e kungujve gjigantë ta shndërrojnë këtë në hobi me standarde kualitative dhe në garë të drejtë.

Një ngjarje e tillë do të mbahet edhe më 10 tetor në Fermat “Hee Haw”, raporton AP.

Të ngjashme