Llogaritja verore e kohës po shkon drejt fundit, dhe njerëzit së shpejti do të kenë mëngjese më të ndritshme dhe një orë më shumë në shtrat kur ora të ndërrohet më vonë këtë muaj.
Kur ndërrohet ora?
Në tetor llogaritja verore e kohës merr fund dhe ora shkon mbrapa, duke i bërë mëngjeset më të ndritshme dhe mbrëmjet më të errëta.
Si çdo vit në datën 30 tetor do të përfundojë ora verore dhe me këtë rast akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa.
Të dielën, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke ju dhënë mundësi të gjithëve që të flenë një orë më tepër.
Por, e kujt ishte ideja që ora të ndryshohet?
Në vitin 1907, një anglez i quajtur William Willett prezantoi idenë e ‘Kohës Verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.
Ai e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi se ora duhet të shtyhet për 80 minuta në katër hapa progresiv gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator. Willett pastaj kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.
Për fat të keq, ai vdiq nga një grip më 1915 në moshën 58 vjeçare; një vit para se gjermanët ta adaptonin planin e tij për ta ndryshuar orën më 30 prill, 1916 – por jo për 80 minuta, por për 60 – kur ora ishte kthyer mbrapa në 23:00. Britania më pas ndoqi këtë hap më vonë më 21 maj.
Akti i ‘Kohës Verore’ ishte miratuar nga Parlamenti i Britanisë më 1916, dhe më 21 maj 1916 ishte dita e parë e llogaritjes së ‘Kohës Verore’.
Por, nuk ndërrohej gjithmonë për një orë.
Orët sot vendosen pothuajse gjithmonë një orë prapa ose para, por përgjatë historisë ka pasur disa ndryshime, si gjysmë rregullimi – 30 minuta – apo rregullimi i dyfishtë – dy orë – dhe rregullimet e tjera për 20 dhe 40 minuta. Një rregullim dy orësh ishte përdorur në disa vende të ndryshme gjatë viteve 1940.
Një gjysmë-rregullim ishte përdorur në Zelandë të Re në gjysmën e parë të shekullit 20. Në Australi në ndërkohë ora dikur shtyhej apo kthehej për 30 minuta.