Kryesia e Kuvendit ka bërë ndarjen e komisioneve parlamentare, pritet që të premten të mbahet seanca për presidenten.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës të martën ka mbajtur mbledhjen e dytë të saj.
Në rend dite është ndarja e komisioneve nëpër grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje do i marrë shtatë komisione legjislaturën e tetë.
Grupi parlamentar i kësaj partie do të kryesojë në këto komisione nga gjithsej 14 sa janë në tërësi.
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka treguar cilat komisione do i udhëheq grupi parlamentar i saj.
Lila ka treguar tutje që PDK do të kryesojë në këtë legjislaturë dy komisione.
Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës do të kryesojë Komisionin për Integrim dhe Mbikëqyrje të Financave.
Në këtë paraqitje para mediave, Lila ka treguar që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten.
E duket që të premten pritet të votohet të hidhet në votim edhe pika për zgjedhjen e presidentes, në këtë rast pretendentes për këtë post, Vjosa Osmanit.