Kur qeveria i ndanë 100 euro ndihmë, deri në 50% dalin jashtë vendit

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 18:41 | Nga Shenoll Muharremi

Rreth 40 miliardë euro Kosova ka humbur dhe dërguar jashtë vendit përmes deficitit tregtar nga viti 2001. Ky është një potencial i pazëvendësueshëm dhe një resurs i humbur zhvillimor dhe i rritjes.

Kur qeveria ndanë 100 euro ndihma, ndoshta 35-50% dalin jashtë vendit.

Deri në 50% e potencialit zhvillimor nuk shumëfishohet në ekonomi vendore.

Vetëm gjatë vitit 2022, 4.72 miliardë euro ka qenë deficiti tregtar në mallra. Kjo është e barabartë sa rreth 50% e gjithë bruto produktit vendor të shtetit dhe më shumë se i gjithë buxheti publik i vendit.

Ky është një alarm dhe thirrje për investime dhe zhvillim të politikave për përkrahje të prodhuesve vendor pa vonesë. Në anën tjetër çdo €1 euro e investuar në përkrahje të prodhuesëve vendor mund të kthehet 5x më shumë si vlerë e shtuar në ekonominë vendore.

Andaj, kur aplikon një ndihmë prej €10 ose €100 duhet me mendu si ndikon kjo në ekonomi dhe ku përfundojnë këto mjete.

Me disa politika që janë aplikuar, në parim duket që po e ndihmon qytetarin, por në ciklin ekonomik ti po e varfëron atë.

Ndoshta gjithashtu për shkak të politikave jo adekuate po na dalin jashtë vendit mbi 40,000 persona në vit (2022).

Kështu, duke menduar që po e ndihmon qytetarin, ne me këto politika me gjasë po e varfërojmë dhe detyrojmë qytetarin të largohet nga vendit, duke i bërë dy herë dëm atij dhe ekonomisë.

Të ngjashme