Kur Stantërgu i kishte tetë shtëpi e nëntë kafene

Prishtinë | 03 Dhj 2017 | 10:37 | Nga

Jetë qejfi bëhej dikur në Stantërg. Numri i banorëve ishte shumë i vogël. Me gishta numëroheshin edhe shtëpitë. Por kishte gjallëri.

Shumica e minatorëve ishin punëtorë mysafirë. Por dikur nisën të punësoheshin nëpër zgafellet e minierave edhe malësorët e dhjetëra fshatrave të Shalës. Zhvillimi që po merrte hov prej nëntokës së pasur me xehe, po i jepte frymë një vendbanimi të ri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shumëkush prishte pak para për të pirë kafe e pije alkoolike me shoqëri pas punës në horizontet e thella me qindra metra të “Trepçës”. Gjiganti metalurgjik po i jepte shtytje të madhe ekonomisë së Kosovës, që po industrializohej.

Ndryshimi po vërehej edhe në kuletat e minatorëve. Madje zhvillimi i hovshëm ia mbushi mendjen babait të Maksut Bekteshit t’ia kthente shpinën fshatit të lindjes, Radish të Dragashit, kur ky ishte vetëm dhjetë vjeç.

Shtatëdhjetë pret t’i festojë në janar në Stantërg. “Në kohë të Serbisë këtu janë kanë tetë shpi e nëntë kafe. Tetë shpi e nëntë kafe. Këtu nuk ka pasë shumë punëtorë të Shalës”, thekson Bekteshi, duke treguar se pas Luftës së Dytë Botërore në Minierën e Stantërgut kishte edhe minatorë nga pjesë të ndryshme të Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme