A duhet ta trajtojmë sheqerin si duhanin?

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Gjatë dekadës së fundit, pirja e duhanit është bërë e margjinalizuar dhe e  stigmatizuar.

Nga ndalimi i pirjes së duhanit në vitin 2007 deri në futjen në funkdion të paketimit të thjeshtë një dekadë më vonë, gjithçka është bërë për të dekurajuar njerëzit nga marrja e zakonit.

Dhe ka shenja që sheqeri po shkon në të njëjtën rrugë.

Pijet e sheqerit tashmë kanë taksë. Tani një institut udhëheqës ka sugjeruar edhe se ëmbëlsirat, ushqimet dhe pijet e ëmbla duhet të futen në paketime të thjeshta për t’i bërë ato më pak tërheqëse, duke pasur parasysh konsumimin e tepërt të gjërave të ëmbla.

Thirrja është bërë nga Instituti për Hulumtime të Politikave Publike (IPPR) në një raport të ri.

Drejtori i IPPR, Tom Kibasi, beson se mund të bëjë një ndryshim real.

Ai dëshiron ta shohë atë të miratuar së bashku me një sërë masash të tjera, duke përfshirë ndalimin e reklamave të ushqimit “junk”.

Të ngjashme