Miliarderi ofron 180 milionë $ kush martohet me vajzën e tij

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 23:27 | Nga

Cecil Chao, një miliarder nga Hong Kongu, u ofron meshkujve një marrëveshje për të cilën të gjithë ëndërrojnë. Ai është i gatshëm t’i paguajë plot 180 milionë dollarë, djalit që është i gatshëm të martohet me vajzën e tij.

Vajza e tij e rritur, gjithmonë i ka pranuar me sportivitet propozimet e tij, por problemi kryesor qëndron tek fakti se bija e tij është lesbike, dhe se aktualisht është në lidhje me një femër.

Por Chao nuk po mund assesi të pajtohet me këtë fakt, dhe kështu është i gatshëm t’i paguajë një shumë të majme cilitdo mashkull i cili arrin ta bindë vajzën e tij Gigi të martohet me të.

Ai deri më tani ka pranuar mbi 20 mijë përgjigje lidhur me ofertën e tij, por askush nuk ia kishte mbushur syrin se do të mund të arrijë të bindë bijën e tij që të martohet.

Të ngjashme