Më 2021 mund të bëhet realitet transplantimi i zemrës së derrit tek njeriu

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Sipas ekspertëve, zemra e një derri mund të transplantohet tek njerëzit në vitin 2021.

Raporti thotë se një operacion do të përpiqej të zëvendësonte një veshkë njerëzore me një të derrit. Ky raport u publikua në vitin 2019 dhe thuhej se pas 3 vitesh, pikërisht në fund të vitit 2021 do të ishte i mundur transplanti i zemrës së derrit tek njeriu, transmeton Shqip.

Anatomia dhe fiziologjia e zemrës së një derri është e ngjashme me atë të një njeriu, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e trajtimeve të reja. Shpresat për një trajtim të suksesshëm të sulmit në zemër u rritën pasi një terapi gjenetike tregoi premtime tek derrat.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish, përfshirë shkencëtarë, zbuluan se shpërndarja e një pjese të vogël të materialit gjenetik të quajtur microRNA-199 në një zemër të dëmtuar nga një sulm shkaktoi rigjenerimin e qelizave, shkruan “The Guardian” në vitin 2019. Tashmë pritet të shihen rezultatet e studimeve të deritanishme dhe nëse një transplant i tillë do të bëhet realitet në fund të vitit të ardhshëm.

Të ngjashme