Pse avionët zbehin dritat kur aterrojnë?

Prishtinë | 25 Dhj 2016 | 00:09 | Nga

Kur vjen puna tek udhëtimi me avion ekzistojnë me mijëra pyetje pa përgjigje. Por tanimë njëra prej tyre e ka një të tillë. Nëse e keni pyetur veten se përse gjatë uljes avionët zbehin dritat, piloti Chris Cooke e ka përgjigjen.

Duke folur për të përditshmen britanike “The Independent” Cooke shpjegon se dritat duhet të jenë të ulura në mënyrë që sytë e pasagjerëve të përshtaten më shpejt me errësirën, në rastet e një evakuimi emergjent.

Duke qenë në errësirë, pasagjerët do të mund të dalin më shpejt. “Imagjinoni nëse nuk do të ishit mësuar me dritën e ndezur në një dhomë të mbushur me pengesa dhe dikush fikte dritat dhe të kërkonte të dilni me shpejtësi”, tha Cooke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme