Kurti dhe Rizvanolli bëjnë thirrje për kursimin e energjisë elektrike

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrija e Ekonomisë Artane Ruzvanolli kanë bërë thirrje për kursimin e energjisë elektrike.

Në një videomesazh Kurti ka thënë se dy muajt e këtij viti janë kritikë në përballje me krizën energjetike.

Sipas tij, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, si dhe për të kursyer buxhetin familjarë dhe të shteitit,  qytetarët duhet të vazhdojnë edhe më tej, ta kursejnë k energjinë.

Kurti ka shtuar se për t’i ndihmuar familjet në Kosovë për energjinë elektrike, kanë ndarë mbi 95 milionë euro.

Qeveria në vazhdimësi u kanë bërë thirrje qytetarëve të vendit që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos gjatë muajve të dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të energjisë të ulet.

Sipas tyre, marrë parasysh që Kosova gjendet në rrjetin e përbashkët energjetik evropian, i cili po vuan nga kriza ekstreme energjetike, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, situata energjetike në të cilën mund të gjendet vendi gjatë muajve të dimrit, mbetet e paqartë dhe e pasigurt.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Diferenca tjetër sigurohet nga importi.

Po ashtu që nga viti i kaluar Qeveria e Kosovës, ka subvencionuar faturat e energjisë së shpenzuar nga qytetarët, për të gjithë konsumatorët e shërbimit universal.

Gjithashtu, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar subvencionimin shtesë për të gjithë ata konsumatorë që kursejnë energjinë elektrike.

Të ngjashme