S’po muj me besu çka e dëgjova kryeministrin Kurti t’u folë për sigurimet shëndetësore. Tha që sigurimet janë kosto shtesë për qytetarët dhe aktualisht ata paguajnë pak ose fare për shërbimet shëndetësore. E madje sipas tij, sigurimet nuk i parandalojnë ose eliminojnë sëmundjet.
Kurti që si opozitar thoshte se pa sigurime shëndetësore nuk mund të themi se i kemi të drejtat e njeriut, sot i relativizoi deri në atë masë si të panevojshme sigurimet shëndetësore.
Gabim kryeministër. Sigurimet shëndetësore janë shumë me shumë se kaq. Sigurimet edhe mund t’i parandalojnë semundjet përmes pakove për depistim dhe kontrolle të rregullta.
Qytetarët nuk paguajnë pak për shërbimet. Një stentë me koronarografi në QKUK kushton 500 Euro. Fundja, këto shërbime edhe ashtu paguhen përmes taksave të qytetarëve.
Qytetarët e Kosovës pa sigurime shëndetësore janë potencialisht te varfër dhe raste sociale. Ne rast se na prek një semundje e rëndë, rrezikohemi te shpenzojmë e shesim te gjithë pasurinë për të siguruar trajtim. Sot qytetarët paguajnë miliona Euro per barna dhe trajtime jashtë vendit. Vetëm në vitin 2021 kanë paguar 300 milionë Euro për analiza, trajtim dhe barna.
Kryeminister pa sigurime shëndetesore, ashtu siç thoshe ti si opozitar, nuk i kemi të drejtat e plota tëa njeriut.