Kurti flet për Xhakën dhe veprimin e tij në ndeshjen me Serbinë

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bisedë për gazetën Zvicerane Blick.ch, ka përmendur edhe futbollistët shqiptarë që luajnë në përfaqësuesen helvetike.

“Zvicra është edhe shtëpia e disa futbollistëve të shkëlqyer me rrënjë kosovare”, ka thënë fillimisht Kurti, derisa në pyetjen e gazetarit se si e komenton gjestin e Xhakës që veshi fanellën me mbishkrimin Jashari, ai ka thënë se nëse dikush e nderon identitetin e tij është e mirë dhe ai këtë ka bërë.

“Mesazhi imë për Xhakën, faleminderit që frymëzove kaq shumë taleente të rinj për të luajtur futboll, edhe në Kosovë”, ka vlerësuar Kurti. 

Të ngjashme