Kurti: Gjykatat t’i trajtojnë me prioritet rastet e viktimave të luftës

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 11:57 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, tha se gjykatat t’i trajtojnë më prioritet rastet e viktimave të luftës, raporton Ekonomia Online.

Kurti në seancën e veçantë me rastin e Ditës së Gruas, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, shtoi se Qeveria është e gatshëm që t’i rrisë kapacitetet e prokurorive.

“22 vite kanë kaluar dhe plagët e luftës ende janë të hapura. Kemi ende perona të zhdukur dhe shumë borxhe të papaguara. Ne nuk mundemi as të imagjinojmë vuajtjet e tyre, por edhe vuajtjet duke jetuar me këtë drojë”.

“Sot si kryeministër e kam për detyrë që të veproj që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe kjo vonesë kaq e madhe është e dëmshme. Me kalimin e shumë viteve, dëshmitarët dhe kriminelët vdesin duke pamundësuar ata që të dënohen”.

“Gjykatat tona duhet t’i trajtojnë më prioritet çështjet e viktimave të luftës. Qeveria është e gatshëm që t’i rrisë kapacitetet e prokurorive. Kosova pas 22 viteve nuk kemi asnjë aktgjykim për rastin e përdhunimeve të luftës”.

Kreu i Qeverisë u ka bërë thirrje që kjo kategori të aplikojë për statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, raporton EO.

“Unë ju bëj thirrje atyre personave që janë të kësaj kategorie të aplikojnë që të marrin statusin e personave të dhunuar. Kjo kategori është e dhimbshme, por e nevojshme për juve. Ky proces ka nisur me vonesë, por më mirë se ka nisur me vonesë sesa mos niste fare”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme