Kryetari i LVV-së, njëherit edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencë për media pas rezultati preliminar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 ka thënë se pasi të certifikohet rezultati nga KQZ do të konstiuohet Kuvendi e më pas do të formohet edhe Qeveria, raporton Ekonomia Online.
Por ai është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, duke theksuar se tashmë bllokadat janë të pamundshme.
“Së pari duhet të presim certifikimin e rezultateve nga KQZ, dhe më pastaj menjëherë duhet ta konstituojmë Kuvendin e legjislaturës 10-të dhe pastaj ta formojmë Qeverinë e re. Jam i interesuar të bashkëpunojmë me opozitën menjëherë për ato që na kanë ngel pa u miratuar. Pra tri marrëveshje ndërkombëtare lidhur me mbi 120 milionë euro të Bankës Botërore…ë për këto na duhet një shumicë prej 2/3 por besoj që pas certifikimit të rezultateve do të mund të ecim mbarë e mirë por edhe shpejt e pavonesa meqenëse, bllokadat janë të pamundshme”, ka thënë ai.
Ndërsa për çështjen e postit të Presidentit, ai tha se fillimisht do të ulet të bisedojë me presidenten aktuale, pastaj të flasin për hapat tutje.
“Është tepër herët të flasim tani. Sonte do të festojmë dhe jo vetëm sonte. Gëzuar viti i Ri, por natyrisht nuk do të vonohemi të trajtojmë edhe këtë çështje na duhet të bisedojmë me oozitën për çështjen e presidentes apo presidenti të ardhshëm por siç e kam thënë në RTK mbrëmë paraprakisht do të ulem të bisedoj me presidenten aktuale dhe pastaj do të ndërmarrim hapat e ardhshëm në mënyrë që të ecim përpara bashkë sepse dihet se për marrëveshje ndërkombëtare, po ashtu për zgjedhjen e presidentit është e nevojshme të qëndrojnë së paku 80 veta në sallë edhe nëse votojnë kundër. Për këtë duhet të bisedojmë. Ky nuk është hapi i dytë, është hapi it retë paraprakisht na duhet certifikim i rezultateve që do të na bëjë të qartë përbërjen e saktë të legjislaturës 10”, tha ai.
