Kurti insiston: Kosova ka rritjen ekonomike më të madhen në rajon

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka potencuar edhe një herë rritjen ekonomike që ai thotë se Kosova ka pasur gjatë vitit 2021.

Kurti në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se Kosova e ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon.

Kurti shprehet se Kosova është dëshmi që zhvillimi ekonomik dhe demokracia institucionale e shoqërore shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.

“Nuk është kollaj, për shkak se për dallim nga Serbia, Kosova është vend demokratik. Ka demokraci cilësore. Në vendin tonë opozita mund t’i fitojë zgjedhjet. Dhe kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Kosova është dëshmi që zhvillimi ekonomik dhe demokracia institucionale e shoqërore shkojnë bashkë me njëra-tjetrën. Unë uroj që në Serbi të ndryshojë qasja, të mos jenë të rreshtuar sikurse deri më tani me Kremlinin zyrtar, që bëri agresion ushtarak të pajustifikueshëm dhe invazion të paprovokuar në Ukrainë dhe uroj që edhe Serbia t’ia vendosë sanksionet Rusisë dhe të distancohet në të tashmen nga Putini e për të kaluarën e saj të distancohet nga Millosheviçi”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Të ngjashme