Albin Kurti ka thënë se për të nuk ka kundërkandidat në këto zgjedhje dhe se gara do të bëhet vetëm për vendin e dytë
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt, derisa lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk do të jetë pjesë e garës për deputet pasi një gjë të tillë ia ka mohuar sot edhe Gjykata Supreme, shkruan Reporteri.net
Por, Kurti sot gjatë ditës ka thënë se ai nuk ka kundërkandidat dhe se gara në këto zgjedhje do të jetë vetëm për vendin e dytë, pasi i pari dihet.
“Ju njëmend besoni që unë kam kundërkandidat. Ka një garë të ashpër për vendin e dytë, fituesi i këtyre zgjedhjeve dihet se kush është. Ne synojmë që të kemi 61 deputetë. Ne nuk jemi duke bërë fushatë për kushdo të jetë në vendin e parë, pasi ajo dihet,” ka thënë Kurti.