Kurti kërkon ndihmën e opozitës për votimin e 13 marrëveshjeve ndërkombëtare, biseduan edhe për zgjedhjet

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 21:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, pas darkës me Memli Krasniqin e PDK-së, ka kërkuar bashkëpunim nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për të cilat nevojiten 2/3 e deputetëve.

Ai tha se kjo është interes i Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti

“Sonte diskutuam çështje të aktualitetit politik, por me theks të veçantë të agjendës legjistative. Ne i kemi 13 marrëveshje ndërkombëtare të cilat janë në pritje për t’u votuar. Dihet që nuk mjafton shumica e thjeshtë, por nevojiten 2/3 e deputetëve. Gjithashtu e kemI edhe një marrëveshje kornizë ndërkombëtare ushtarake dhe i kemi pesë projektligje, në lexim të parë dhe të dytë për të cilën neve na nevojitet mbështetja e opozitës, apo me mirë të them bashkëpunimi me ta sepse konsiderojmë që është çështje e interesit të përgjithshëm”, tha Kurti, raporton Ekonomia Online.

Por, Kurti ka shpalosur para gazetarëve se në darkën që ka zgjatur më shumë se dy orë kanë diskutuar dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Kurti përsëriti se VV-ja është e gatshme të bisedohet se “në cilën stinë duhet të shkohet në zgjedhje”, por shtoi se për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 80 vota.

“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet janë çështje të viteve por të muajve…Jam i interesuar që të diskutojë se cilën stinë duhet të mbahet. Le ta bëjmë debatin ne kuadër të fushatës zgjedhore ndërkohë që jemi pajtuar se kur do të mbahen zgjedhjet. Duhet të diskutojmë me të gjitha subjektet politike dhe cila është data për të cilën do të pajtoheshim. Unë i kam ftuar që të gjitha partitë sonte e falënderoj udhëheqjen e PDK-së që i është përgjigjur pozitivisht. Për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 80 vota LVV-së nuk i ka por njëkohësisht që nuk do të preferoja shpërndarjen e kuvendit me 2 parti.. Është e rëndësishëm që të jemi sa më konsensus për datën dhe muajin e zgjedhjeve. Unë nuk mund ta përcaktoj datën e zgjedhjeve verë edhe po ta kisha mundësinë nuk do ishte në rregull që unë ta caktoj. Nuk shpërndahet kuvendi me shum8cë të thjeshtë nevojiten 80 deputetë ne nuk jemi opozita.. më lejoni që të shohim edhe pak diskutimin me dy partitë opozitare”, tha Kurti.

Të ngjashme