Kurti: Këtë vit bujqit do të marrin paratë e subvencioneve më herët se vitet e kaluara

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 16:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij ka dhënë mbështetje të vazhdueshme qytetarëve gjatë vitit 2022. Theks të veçantë, Kurti thotë se u ka dhënë bujqve në vend, duke thënë se synim kanë pasur mbështetjen për të zgjeruar punësimin e rritjen e eksportit, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Kurti ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë ndarë 70 milionë euro për 28 mijë fermerë.

“Përmes masës së pakos për ringjallje ekonomike përgjatë gjithë vitit 2022, kemi mbështetur biznese e prodhues vendor për zgjerimin e kapaciteteve të tyre prodhuese e përpunuese, ashtu që të rritet prodhuesi vendor, punësimi e eksporti. Këtë parim e kemi ndjekur veçanërisht në bujqësi. Me qëllim të nxitjes së prodhuesve vendor  në sektorin e bujqësisë, patëm ndarë më shumë se 70 milionë euro për mbi 28 mijë fermerë”, tha Kurti, teksa shtoi se kjo përkrahje është më e madhja ndonjë herë në Kosovë.

Ai ka thënë se qeveria e kaluar i ka kompensuar dëmet vetëm 30 për qind, ndërsa Qeveria e tij më shumë se 80 për qind.

“Brenda vitit ekzekutuam të gjitha pagesat për kategorinë e subvencioneve, duke mos u ngelur borxh bujqve tanë. Kur u përballen me vërshime, u dhamë mbështetje fermerëve nga 22 komunat, të cilët përfituan deri në 82 për qind të vlerës së dëmit të shkaktuar. Vitin 2020 ishin kompensuar vetëm 30 për qind e dëmit të shkaktuar”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme