Kurti: Kosova është e fortë, Serbia me kundërshtimin e planit franko-gjerman po synon destabilizim

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 15:37 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, tha se gjendja aktuale në veri është nënkontroll, raporton Ekonomia Online.

Ai në konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shtoi se të gjitha institucionet në veri të vendit kanë vazhduar përmbushjen e të gjitha obligimeve edhe përkundër dorëheqjeve të serbëve.

Kurti tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka intensifikuar përpjekjet për destabilizim pasi tha se kështu dëshiron ta kamuflojë refuzimin e tij për planin franko-gjerman.

Ai theksoi se nga 1 nëntori janë shqiptuar 856 vërejtje, duke shtuar se serbët në Kosovë janë kërcënuar nga Beogradi duke iu djegur edhe veturat.

“Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit. Janë intensifikuar kërcënimet dhe përpjekjet e Vuçiqit për destabilizimin e situatës në vendin tonë dhe këto kërcënime janë praktikisht të orientuara në drejtim të qytetarëve të vendit tonë nëpërmjet ngjalljes së frikës dhe panikut”.

“Institucionet po vazhdojnë me realizimin e lehtësuar të procesit të regjistrimit të targave ilagele në ato RKS të shtetit tonë të pavarur, përfshirë edhe zbatimin e sekuencuar të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 28 tetor 2022”.

Të ngjashme